Ambasadori Takada merr pjesë në konferencën përmbyllëse të Projektit të JICA-s "Për Informacionin Gjeohapësinor dhe Zhvillimin e Qëndrueshëm të territorit për zonën Tiranë –Durrës"
2021/11/9


Në datat 4 dhe 5 nëntor, Ambasadori Takada mori pjese në konferencën përmbyllëse të “Projektit për Informacionin Gjeohapësinor dhe Zhvillimin e Qëndrueshëm të territorit për zonën Tiranë –Durrës” të Agjencisë Japoneze të Bashkëpunimit Ndërkombëtar (JICA), dhe në konferencën rajonale të Ballkanin Perëndimor (online) në lidhje me këtë projekt. Kjo konferencë u zhvillua në ambientet e Autoritetit Shtetëror për Informacion Gjeohapësinor (ASIG), i cili është dhe institucioni zbatues i këtij projekti. Në këto evente morën pjesë edhe Drejtori i Përgjithshëm i ASIG z. Çala, dhe zëvendës drejtori i Zyrës së JICA-s për Ballkanin, z. Fukuda.
Në fjalimin e tij përshëndetës, Ambasadori Takada uroi që bashkëpunimi dhe mbështetja teknike e realizuar me këtë projekt të zgjerohet edhe në marrëdhëniet me autoritete të tjera në vend me qëllim zhvillimin e mëtejshëm urban, ekonomik dhe social të vendit.



Gjatë vizitës në zyrat e ASIG, Ambasadori degjoi shpjegimet e stafit rreth hartave digjitale të realizuara nëpërmjet programit kompjuterik që u mundësua nga projekti i JICA.