Ambasadori Takada zhvillon një takim kortezie me Ministren e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural

2021/11/6
Më datë 3 nëntor, Ambasadori Takada zhvilloi një takim kortezie me Ministren e sapoemëruar të Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Sh.S.Znj. Frida Krifca.
Gjatë takimit, Ambasadori i tregoi Ministres mbi “Projektin për Përfshirjen Financiare të Fermerëve të Vegjël Shqiptarë”, mbështetur nga Agjencia Japoneze për Bashkëpunim Ndërkombëtar (JICA) si dhe foli mbi  bashkëpunimin me Japoninë në sektorin e peshkimit.
Ministrja Krifca e vlerësoi projektin e JICA-s dhe tha se marketingu bujqësor është i rëndësishëm. Ajo shprehu dëshirën për të zgjeruar bashkëpunimin në sektorin e peshkimit dhe për të bashkëpunuar me Ambasadorin Takada në industrinë e peshkimit.