Ambasadori Takada zhvillon një takim kortezie me Ministren e Shtetit për Rininë dhe Fëmijët, znj. Bora Muzhaqi
2021/11/3

Në 27 tetor, Ambasadori Takada zhvilloi një takim kortezie me Ministren e Shtetit për Rininë dhe Fëmijët, znj. Bora Muzhaqi. Gjatë takimit, Ambasadori theksoi rëndësinë që ka qëndrimi i të rinjve në vend dhe ofrimi i mundësive të punësimit për ta, gjithashtu shprehu dhe dëshirën për të thelluarbashkëpunimin në zhvillimin e burimeve njerëzore në Shqipëri me synim arritjen e këtij qëllimi. Ministrja Muzhaqi nga ana e saj, shprehu dëshirën dhe gatishmërinë për krijimin e urave të bashkëpunimit dhe të shkëmbimit të njohurive dhe eksperiencave me të rinjtë ne Japoni, në lidhje me arsimin, aktivitetet sociale dhe sipërmarrjen.