Firmoset Marrëveshja e Grantit për Blerjen e një Makine Teknologjike për Mbledhjen e Mbetjeve Urbane dhe Kontenierëve të Mbetjeve Urbane për Bashkinë e Hasit (GGP: Grante për Projekte të Sigurisë Njerëzore në Nivel Lokal)

2021/10/21


Më 20 tetor, në ambientet e Ambasadës së Japonisë, u zhvillua ceremonia e firmosjes së marrëveshjes së grantit për blerjen e një makine teknologjike për mbledhjen e mbetjeve urbane dhe kontenierëve të mbetjeve urbane për Bashkinë e Hasit, në kuadër të skemës “Grante për Projekte të Sigurisë Njerëzore në Nivel Lokal” (GGP). Marrëveshja e grantit u firmos nga Ambasadori Takada, dhe Kryetar i Bashkisë Has, Z. Liman Morina.


Nëpërmjet këtij projekti, do të financohet blerja e 1 makine teknologjike të re për mbledhjen e mbetjeve urbane dhe 14 kontenierë të mbetjeve urbane për Drejtorinë e Shërbimeve Publike të kësaj Bashkie. Gjatë ceremonisë, Ambasadori Takada uroi që ky projekt të kontribuojë në përmirësimin e shërbimit të menaxhimit të mbetjeve urbane dhe pastërtinë e ambientit në Bashkinë Has. Nga ana e tij,  Kryetari i Bashkisë Z. MORINA shprehu falënderimet e tij për këtë bashkëpunim.