Vizita e Ambasadorit Takada në Fier dhe Vlorë
2021/10/19






Më 15 tetor, Ambasadori TAKADA vizitoi Fierin dhe Vlorën ku u takua me Kryebashkiakun Z. Armando Subashi, Prefektin e Vlorës Z. Flamur Mamaj dhe Kyebashkiakun e Vlorës Z. Dritan Leli.
Ambasadori TAKADA prezantoi në secilin takim skemat e asistences që qeveria Japoneze ofron për pushtetin vendor dhe u shpreh se dëshiron të vazhdojë përpjekjet për forcimin e marrëdhënieve me këto rajone.
Si Prefekti ashtu edhe Kryetarët e Bashkive folën për pikat turistike dhe potencialin e secilës prefekturë dhe qytet e gjithashtu shprehën dëshirën për të diskutuar më tej për marrëdhëniet e bashkëpunimit me Japoninë në të ardhmen.