Ceremonia e Dorëzimit të Makinës Teknologjike për Mbledhjen e Mbetjeve Urbane dhe Kontenierëve të Mbetjeve në Bashkinë Mirditë (GGP: Grante për Projekte të Sigurisë Njerëzore në Nivel Lokal)
2021/10/14
Më 13 tetor, në sheshin përpara Bashkisë së Mirditës, u zhvillua ceremonia e dorëzimit të një makine të re teknologjike për mbledhjen e mbetjeve urbane dhe 130 kontenierëve të mbetjeve në kuadër të skemës “Grante për Projekte të Sigurisë Njerëzore në Nivel Lokal” (GGP) të vitit fiskal 2020.

Gjatë ceremonisë, Z. Dedaj, Kryetari i Bashkisë, i shprehu mirënjohjen e tij Qeverisë së Japonisë. Nga ana e tij, Ambasadori Takada uroi që automjeti dhe kontenierët e rinj të dhuruar, të përmirësojnë më tej shërbimin e menaxhimit të mbetjeve urbane në Mirditë.
※Maskat janë hequr vetëm në momentin e realizimit të fotove.