Ambasadori Takada zhvillon takim kortezie me Ministrin e Drejtësisë, Z. Ulsi Manja

2021/10/13

 

Më datë 8 tetor, Ambasadori TAKADA Mitsuyki zhvilloi një takim kortezie me Ministrin e sapoemëruar të Drejtësisë Sh.T. Z. Ulsi Manja.
Gjatë takimit, Ambasadori Takada shprehu dëshirën për të punuar së bashku me Ministrin Manja për të forcuar marrëdhëniet mes Japonisë dhe Shqipërisë.
Nga ana e tij, Ministri i Drejtësisë Z. Manja shprehu mirënjohjen e tij për mbështetjen që Japonia i ka ofruar Shqipërisë dhe dëshirën për të diskutuar në takimet e ardhshme me Ambasadorin mbi bashkëpunimin me Japoninë në fushën e drejtësisë.
 
* Maskat u hoqën vetëm në momentin kur u bënë fotografitë.