Vizita e Ambasadorit Takada në Qendrën e Protezimit “Shpresa për Jetën”
2021/10/11
Në datën 8 tetor, Ambasadori Takada vizitoi organizatën jofitimprurëse “Shpresa për Jetën”, e cila tashmë është duke përdorur pajisjet e specializuara për prodhimin dhe riparimin e protezave të dhuruara në kuadër të programit “Grante për Projekte të Sigurisë Njerëzore në Nivel Lokal” të vitit fiskal 2019.



Gjatë vizitës Ambasadori Takada vëzhgoi nga afër pajisjet e mundësuara nga Granti, dhe zhvilloi një bisedë me anëtarët e organizatës mbi problemet me të cilat ata përballen dhe mundësive të ardhshme për bashkëpunim.
*Maskat janë hequr vetëm në momentin e realizimit të fotos.