Ceremonia e dorëzimit të zjarrfikëses në Bashkinë Krujë (GGP: Grante për Projekte të Sigurisë Njerëzore në Nivel Lokal)
2021/10/7


Më 6 tetor, në Stacionin e Mbrojtjes ndaj Zjarrit dhe Shpëtimit (MZSH) të Bashkisë së Krujës, u zhvillua ceremonia e dorëzimit të një automjeti zjarrfikës, në kuadër të skemës “Grante për Projekte të Sigurisë Njerëzore në Nivel Lokal” (GGP).

Nëpërmjet këtij projekti, sherbimit të MZSH-së të Bashkisë Krujë iu dhurua një automjet zjarrfikës me pompë dhe depozitë uji. Gjatë ceremonisë, Z. Bushi, Kryetari i Bashkisë, i shprehu mirënjohjen e tij Qeverisë së Japonisë. Nga ana e tij, Ambasadori Takada uroi që nëpërmjet këtij automjeti të përmirësohet ndërhyrja emergjente në rast zjarri apo përmbytjeje në Krujë.