Ambasadori Takada zhvillon një takim kortezie me Ministren e Financave dhe Ekonomisë, Znj. Ibrahimaj
2021/10/4

Më datë 1 tetor, Ambasadori Takada zhvilloi një takim kortezie me Ministren e sapoemëruar të Financave dhe Ekonomisë, Shkëlqesinë e saj, Znj. Delina Ibrahimaj.
Ambasadori Takada tha gjatë takimit, se ai dëshiron të punonjë për të forcuar marrëdhëniet mes Japonisë dhe Shqipërisë, veçanërisht në fushën ekonomike dhe se do të donte bashkëpunimin e Ministres së Financave dhe Ekonomisë, Znj. Ibrahimaj në këtë drejtim.
Shkëlqesia e saj, Znj. Ibrahimaj Ministre e Financave dhe Ekonomisë shprehu mirënjohjen e saj për aktivitetet e Ambasadorit në rajon dhe dëshirën për të forcuar marrëdhëniet ekonomike me Japoninë, përfshirë edhe në fushën e turizmit.
* Maskat u hoqën vetëm në momentin kur u bënë fotografitë.