Ambasadori Takada viziton Elbasanin, Sarandën dhe Gjirokastrën

2021/9/22
Nga data 13 deri më 15 shtator, Ambasadori Takada zhvilloi një vizitë në Elbasan, Sarandë dhe Gjirokastër, i shoqëruar gjatë një pjese të vizitës nga stafi i kompanisë japoneze “Toyoreizo”.
 
Në Elbasan, Ambasadori Takada zhvilloi një vizitë në një fabrikë lokale të përpunimit të peshkut, dhe mori pjesë në takimin që u zhvillua mes përfaqësuesve të Toyoreizo me Administratorin e kompanisë lokale dhe gjithashtu i shoqëroi ata përgjatë turit në ambjentet e fabrikës.
 
Në Sarandë, Ambasadori Takada pati mundësinë të bisendonte dhe shkëmbjë mendime për nxitjen e shkëmbimeve me Japoninë me Prefektin e Vlorës Z. Mamaj dhe Kryetarin e Bashkisë së Sarandës, Z. Gurma. Ambasadori gjithashtu vizitoi fermën e akuakulturës së peshkut ton, në Sarandë, si dhe Parkun Kombëtar të Butrintit i shoqëruar nga Drejtori dhe stafi i Parkut Kombëtar të Butrintit.
 
Në Gjirokastër, Ambasadori Takada shkëmbeu ide me Kryetarin e Bashkisë së Gjirokastrës Z. Flamur Golemi dhe me Zëvendës Kryetaren e Bashkisë znj. Jorida Muho, mbi forcimin e bashkëpunimit në të ardhmen si dhe së bashku me ta zhvilloi një vizitë në qytet.
 
      










*Maskat janë hequr vetëm në momentin e realizimit të fotos.