Ceremonia e Dorëzimit të Pajisjeve për “Projektin për Përmirësimin e Shërbimit Ortopedik të Spitalit Universitar të Traumës” në kuadër të skemës së Granteve GGP, të vitit fiskal 2020

2021/9/13
 

Në 10 shtator, Shërbimit Ortopedik të Spitalit Universitar të Traumës iu dorëzuan një aparaturë C- Arm me rreze X per sallën e operacionit, tre komplete veshjesh mbrojtëse për përdorimin e aparaturës C - Arm, një llampë portabël për sallën e operacioneve dhe tre mansheta profesionale. Nëpërmjet këtij projekti, synohet të përmirësohet cilësia e shërbimit të kirurgjisë ortopedike në Spital.

 

Gjatë ceremonisë, Ambasadori Takada u shpreh se dhurimi i këtyre pajisjeve në një spital terciar si ai i Traumës, do të ndikojnë në përmirësimin e kapaciteteve të shërbimit të ortopedisë në nivel kombëtar. Nga ana e tij, z. Zenelaj, Drejtori i Spitalit, falënderoi Ambasadorin dhe Qeverinë e Japonisë për këtë donacion.