Dorëzimi i Aparaturave të Anestezisë në Spitalin Rajonal të Vlorës në kuadër të programit “Grante për Projekte të Sigurisë Njerëzore në Nivel Lokal”, të vitit fiskal 2020

2021/9/8


Në 8 shtator, u realizua ceremonia e dorëzimit të tre aparaturave të anestezisë, për Spitalin Rajonal të Vlorës. Aparaturat do të perdoren nga shërbime të ndyshme të spitalit, si ai i urgjencës dhe obstetrikë-gjinekologjisë.  Kjo ceremoni u zhvillua online, në përputhje me udhëzimet dhe masat për parandalimin e Covid-19. Ky projekt synon përmirësimin e cilësisë dhe sigurisë të shërbimit kirurgjikal të Spitalit.
 

 
 
Gjatë ceremonisë, Ambasadori Takada u shpreh se ky bashkëpunim do të ndikojë në përmirësimin e cilësisë së shërbimit mjekësor dhe atij të urgjencës mjekësore në Vlorë, ku ka një qarkullim të madh të turistëve. Ambasadori gjithasthu mori një letër falënderimi nga Drejtoresha e Spitalit znj. Mersin, dhe nga stafi i spitalit.