Vizita e Ambasadorit Takada në fabrikën e përpunimit të peshkut
2021/8/26



Më datë 25 gusht, Ambasadori Takada vizitoi ambientet e fabrikës së përpunimit të peshkut “Rozafa” në Elbasan.
Ambasadorit Takada i bëri shumë përshtypje fakti që një numër kaq i madh punonjësish përpunojnë sasi të tilla produktesh detare, në brendësi të territorit dhe larg detit. Ai shprehu dëshirën për të kontribuar në promovimin e shkëmbimeve të industrisë së peshkimit mes Shqipërisë dhe Japonisë.
Administratori i fabrikës “Rozafa”, Z. Gjergj Luca, i cili shoqëroi Ambasadorin në fabrikë tha se ka respekt të madh për Japoninë, e cila ka arritur të rindërtohet plotësisht pas luftës. Z. Luca tha gjithashtu se në të ardhmen do të donte të krijonte marrëdhënie të mira biznesi me Japoninë.