Takimi i Ambasadorit Takada me zëvendës Ministrin e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural Z. Roland Kristo
2021/8/25

Më datë 24 gusht, Ambasadori Takada takoi zëvendës Ministrin e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, z. Roland Kristo. Ambasadori Takada tha gjatë takimit se bujqësia dhe peshkimi janë dy degë kryesore të ekonomisë së vendit dhe se Japonia do të donte të merrte në konsideratë bashkëpunimin në të ardhmen mbi burimet e peshkimit, që është edhe fusha e specialitetit të zëvendës Ministrit Kristo.
Zëvendës Ministri Kristo foli mbi potencialin e bujqësisë dhe peshkimit të vendit dhe shprehu pritshmëri të shumta për forcimin e marrëdhënieve me Japoninë në këtë fushë, duke theksuar dëshirën për të bashkëpunuar me Ambasadorin Japonez për këtë qëllim.