Vizita e Ambasadorit Takada në Klubin e Judo-s në Tale, Lezhë
2021/8/24

Kryetari i Bashkisë së Lezhës z. Pjerin Ndreu, Ambasadori Takada, z. Anton Cena
Në datën 20 Gusht, Ambasadori Takada vizitoi Klubin e Judos në Tale, Lezhë ku u takua me themeluesin e këtij klubi, instruktorin e Judo-s. Anton Cena dhe Kryetarin e Bashkisë së Lezhës, z. Pjerin Ndreu.
Z. Cena falënderoi Ambasadorin për vizitën dhe i tregoi për eksperiencën e tij me Judo-n dhe interesin e tij për kulturën Japoneze.
Nga ana e tij, Kryetari i Bashkisë z. Ndreu, i shprehu Ambasadorit mirënjohjen e tij për asistencën që Qeveria e Japonisë i ka dhënë Bashkisë së Lezhës. Ai gjithashtu u shpreh se bashkia do të vazhdojë të mbështesë zhvillimin e sporteve në Lezhë, përfshirë ketu edhe artet marciale.
Gjatë vizitë Ambasadori Takada pati mundësinë të vëzhgojë anëtarët e klubit të Judo-s (Judoka-t) gjatë stërvitjes. Ai falendëroi z. Cena për kontributin e tij në Judo në Shqipëri dhe në Kosovë.
