Ekipi për Studimin Fillestar të Projektit për Përmirësimin e Pajisjeve për konservimin, restaurimin dhe mjedisin ekspozues në Muzeun Historik Kombëtar viziton Ambasadën e Japonisë

2021/8/13


Më datë 5 gusht, Ekipi për Studimin Fillestar të Projektit për Përmirësimin e Pajisjeve për konservimin, restaurimin dhe mjedisin ekspozues në Muzeun Historik Kombëtar, së bashku me Z. TAKEICHI Jiro, Përfaqësuesi Rezident i Agjencisë Japoneze për Bashkëpunim Ndërkombëtar (JICA), zhvilluan një takim me Ambasadorin TAKADA. Ata raportuan mbi rezultatet e studimit që kanë zhvilluar si dhe diskutuan mbi vijimësinë e këtij projekti.
Ambasadori Takada, tha gjatë takimit, se viti 2022 është një vit historik për Japoninë dhe Shqipërinë pasi shënon 100-vjetorin e vendosjes së marrëdhënieve diplomatike mes dy vendeve. Prandaj, është e rëndësishme për Japoninë të mbështesë nismat që Shqipëria ka ndërmarrë për ruajtjen e kulturës dhe historisë.