Dorëzimi i pajisjeve dhe uniformave të karatesë të financuara nga skema “Grante për Projekte Kulturore në Nivel Lokal”, Federatës Shqiptare të Karatesë

2021/7/28
Në 28 korrik, në Pallatin e Sportit “Farie Hoti” në Tiranë, Ambasada i dorëzoi Federatës Shqiptare të Karatesë (FSHK) pajisje dhe uniforma të karatesë të financuara nga skema “Grante për Projekte Kulturore në Nivel Lokal” e Qeverisë së Japonisë.
 
 

Ndër pajisjet e dhuruara janë tatamit, TV-të, kamerat, sistemi audio dhe video etj., të cilat do të përdoren për organizimin e kampionateve të karatesë sipas standarteve të caktuara nga Federata Botërore e Karatesë, si dhe uniformat (dougi)  për skuadrën kombëtare të karatesë. Këto materiale do të ndihmojnë në përmirësimin e cilësisë se karatesë në vend.
Ambasadori Takada, u shpreh gjatë ceremonisë, se shpreson që karate - ja, arti marcial japonez, të nxisë promovimin e Japonisë dhe kulturës japoneze në Shqipëri.
Z. Baba, Presidenti i FSHK-së, shprehu mirënjohjen e tij për këtë donacion dhe për faktin se tani FSHK mund të organizojë jo vetëm gara në nivel kombëtar por edhe ndërkombëtar duke rritur kështu numrin e karateka - ve (sportistëve të karatesë) që përfaqësojnë Shqipërinë ndërkombëtarisht.