Ambasadori Takada dhe Ministrja e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin Znj. Elisa Spiropali vizitojnë kompaninë Sews Cabind
2021/7/27



Më datë 23 korrik, Ambasadori Takada së bashku me Ministren e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, znj. Elisa Spiropali dhe Zëvendës Kryetarin e Bashkisë së Kamzës Z. Eronit Lama zhvilluan një vizitë në fabrikën Sews Cabind, me rastin e përfundimit të punimeve të impiantit të 2-të të fabrikës.
Para se të vizitonin ambientet e fabrikës, Z. Scarfalloto, bëri një prezantim mbi progresin e kompanisë dhe planet për të ardhmen.
Ambasadori Takada tha gjatë vizitës se do të mbështesë zhvillimin dhe zgjerimin e mëtejshëm të kësaj kompanie.