Ambasadori Takada Merr Pjesë në Galanë Olimpike të Komitetit Olimpik Kombëtar Shqiptar
2021/7/21





Në 14 korrik, Ambasadori Takada mori pjesë në Galanë Olimpike të organizuar nga Komiteti Olimpik Kombëtar Shqiptar. Në fjalimet e tyre përshëndetëse gjatë ceremonisë, Kryeministri i Shqipërisë z. Edi Rama, Ministrja e Arsimit, Sportit dhe Rinisë znj. Evis Kushi, Kryetari i Bashkisë së Tiranës z. Erion Veliaj dhe Presidenti i Komitetit Olimpik Kombëtar Shqiptar z. Fidel Ylli, i uruan suksese sportistëve shqiptarë. Në këtë event, Kryeministri Rama falënderoi Qeverinë e Japonisë për organizimin e Lojrave Olimpike dhe mbështetjen e vazhdueshme ndaj Shqipërisë. Në fund të ceremonisë, Kryeministri i dorëzoi flamurin kombëtar dy prej sportistëve përfaqësues të ekipit Olimpik shqiptar.