Ambasadori Takada viziton Parkun Kombëtar Divjakë-Karavasta: Inaugurimi i Qendrës Urban Lab nga Agjencia Italiane për Kooperacionin për Zhvillim
2021/7/19


Ambasadori Takada vizitoi Parkun Kombëtar Divjakë-Karavasta dhe mori pjesë së bashku me Zëvendëskryeministrin Z. Erion Braçe, Ambasadorin e Italisë në Shqipëri, Z. Fabrizio Bucci dhe Kryetarin e Bashkisë së Divjakës, Z. Fredi Kokoneshi në ceremoninë e inaugurimit të Qendrës Urban Lab, nga Agjencia Italiane për Kooperacionin për Zhvillim (AICS).
Ambasadori Takada përgëzoi të gjitha palët pjesëmarrëse për inaugurimin e Qendrës Urban Lab dhe foli mbi Bashkëpunimin Teknik të Agjencisë Japoneze për Bashkëpunim Ndërkombëtar (JICA) dhe mbi mbështetjen e bashkëpunimin e vazhdueshëm të ofruar nga Japonia për zhvillimin e qëndrueshëm në Shqipëri.

