Takimi i Ambasadorit Takada me Ministrin e Turizmit dhe Mjedisit Z. Blendi Klosi

2021/7/16


Në 13 korrik, Ambasadori Takada zhvilloi një takim kortezie me Ministrin e Turizmit dhe Mjedisit z. Blendi Klosi. Gjatë takimit Ministri Klosi falënderoi qeverinë e Japonisë për mbështetjen nëpërmjet projektit “Ngritja e Kapaciteteve për Përmirësimin e Menaxhimit të Ekosistemeve në Parkun Kombëtar Divjakë-Karavasta”. Në takim u diskutua gjithashtu rreth promovimit dhe zhvillimit të turizmit.