Takimi i Ambasadorit Takada me Drejtoreshën e Agjencisë së Parqeve dhe Rekreacionit të Bashkisë së Tiranës Znj. Erinda Fino
2021/7/8

Në datën 6 korrik, Drejtoresha e Agjencisë së Parqeve dhe Rekreacionit të Bashkisë së Tiranës, znj. Erinda Fino zhvilloi një takim me Ambasadorin Takada në ambientet e Ambasadës. Gjatë takimit Ambasadori falënderoi Agjencinë e Parqeve dhe Rekreacionit për bashkëpunimin e deritanishëm, dhe u shpreh se ambasada do të vazhdojë punën për promovimin e kulturës japoneze, përfshirë këtu edhe kopshtet japoneze.