Ambasadori Takada merr pjesë në ceremoninë e inagurimit të Stacionit të Zjarrfikëses të Rehabilituar të Beratit
2021/7/5




Në 30 qershor, Ambasadori Takada, vizitoi qytetin e Beratit, ku zhvilloi një takim me Kryetarin e Bashkisë, z. Ervin Demo. Gjatë vizitës, Ambasadori mori pjesë edhe në ceremoninë e inaugurimit të Stacionit të Zjarrfikëses të Rehabilituar të Beratit, i mundësuar nga projekti i BE-së, “Përmirësimi i Mbrojtjes nga Zjarri në Pyje në Greqi dhe Shqipëri” (Programi IPA II). Edhe Japonia, në kuadër të skemës së saj “Grante për Projekte të Sigurisë Njerëzore në Nivel Lokal” të vitit fiskal 2018, i ka dhuruar Bashkisë Berat një makinë zjarrfikëse. Gjatë një fjalimi në ceremoninë e inaugurimit, Ambasadori Takada u shpreh se sektori i mbrojtjes nga zjarri në Berat, është një shembull mjaft i mirë i bashkëpunimit të Japonisë me BE-në.