Takimi i Ambasadorit Takada me Shefin e Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura, Gjeneralmajor Prof. Asoc. Bajram Begaj
2021/7/2

Në 29 qershor, Ambasadori Takada gjatë një vizite kortezie në Ministrinë e Mbrojtjes, zhvilloi një takim me Shefin e Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura, Gjeneralmajor Prof. Asoc. Bajram Begaj. Gjatë takimit, ata folën rreth situatës së Japonisë dhe marrëdhënieve të saj me vendet e tjera të Azisë. Ambasadori Takada gjithasthu u shpreh se do të vazhdojë punën për thellimin e marrëdhënieve midis Japonisë dhe Shqipërisë. Nga ana e tij Gjeneralmajor Begaj shprehu gatishmërinë e tij për të forcuar më tej marrëdhëniet midis dy vendeve.