Takimi i Ambasadorit TAKADA me Ministrin e Mbrojtjes, Z. Niko Peleshi
2021/7/2

Në 29 qershor, Ambasadori TAKADA zhvilloi një takim me Ministrin e Mbrojtjes, z. Niko Peleshi. Gjatë takimit, Ambasadori foli rreth situatës së sigurisë kombëtare në Japoni. Gjithashtu ai u shpreh se do të vazhdojë punën për thellimin e marrëdhënieve midis Japonisë dhe Shqipërisë. Nga ana e tij, Ministri Peleshi shprehu gatishmërinë e tij për të forcuar marrëdhëniet midis dy vendeve dhe interesin për të mësuar nga eksperienca dhe njohuritë e Japonisë veçanërisht në fushën e menaxhimit të katastrofave.