Takim kortezie i Ambasadorit Takada me Zëvendëskryetaren e Parlamentit Znj. Hysi
2021/6/25
Më datë 24 qershor, Ambasadori Takada zhvilloi një takim kortezie me Zëvendëskryetaren e Parlamentit Znj. Hysi (ish kryetare e Grupit Parlamentar të Miqësisë Shqipëri – Japoni).
Ambasadori Takada shprehu vlerësimin e tij për kontributin e madh të Znj. Hysi në shkëmbimet parlamentare mes Japonisë dhe Shqipërisë, si dhe shprehu dëshirën që si Ambasadori i Japonisë në Shqipëri të kontribuojë në zhvillimin e mëtejshëm të marrëdhënieve dypalëshe mes dy vendeve, përfshirë edhe në fushën ekonomike.
Zëvendëskryetarja e Parlamentit Znj. Hysi shprehu pritshmëri të mëdha për rritjen dhe zhvillimin e kompanive japoneze në rajon, si dhe shprehu dëshirën për të bashkëpunuar me Ambasadorin, teksa theksoi se në Shqipëri ka burime të shumta dhe të shkëlqyera njerëzore.