Vizita e ekipti të Projektit të JICA-s për Bashkëpunim Teknik për Përmirësimin e Menaxhimit të Ekosistemeve në Parkun Kombëtar Divjakë-Karavasta
2021/6/7

Në datën 4 qershor, Krye-Përfaqësuesi i Zyrës së Ballkanit JICA, Z. TAKEICHI Jiro dhe ekipi i projekteve të JICA-s zhvilluan një takim me Ambasadorin TAKADA. Ata i raportuan Ambasadorit rreth takimeve të zhvilluara gjatë qëndrimit të tyre në Shqipëri me përfaqësues të institucioneve të ndyshme me të cilat JICA është duke bashkëpunuar për projektin e saj. Ambasadori TAKADA u shpreh se mbrojtja e Parqeve Kombëtare në Shqipëri, si ai i Divjakë-Karavastasë për të cilin është nënshkruar marrëveshja me JICA-n, është një çështje me rëndësi të veçantë për vendin, për të cilën edhe BE shpreh mbështetjen e saj. Ambasadori gjithashtu shprehu mbështetjen e tij për implementimin e këtij projekti.