Programi i transmetimit të ciklit të dokumentarëve “Explore Japan”

2021/5/25


Duke filluar nga data 26 maj, RTSH 1 do të fillojë ritransmetimin e ciklit të dokumentarëve me 6 seri të quajtur “Explore Japan”, i cili vjen si një donacion i Fondacionit Japonez përmes Ambasadës së Japonisë në Shqipëri.
Programi i transmetimeve do të jetë si më poshtë:
 
  1. Ditën e mërkurë, datë 26 maj, ora 12:30  - Koshu, vera e mrekullueshme
  2. Ditën e enjte, datë 27 maj, ora 12:30  - Shkëmbim studentësh
  3. Ditën e premte, datë 28 maj, ora 12:30  - Aikido
  4. Ditën e hënë, datë 31 maj, ora 12:30  - Të shpërndahesh në hapësirë
  5. Ditën e martë, datë 1 qershor, ora 12:30  - Peruja dhe Japonia
  6. Ditën e mërkurë, datë 2 qershor, ora 12:30  - Somin
 
Cikli i dokumentarëve do të jetë i dubluar dhe i titruar në gjuhën shqipe.