Ceremonia e dhënies së çmimit “Vlerësime nga Ministri i Jashtëm i Japonisë” për vitin 2020 për Muzeun Oriental “Bratko“

2021/5/24
Ambasadori TAKADA dhe znj. Shukuli, Drejtoresha e Muzeut Oriental “Bratko”
Nga e majta, znj. Prifti, Drejtoresha e Muzeut Kombëtar të Artit Mesjetar, Ambasadori TAKADA, znj. Shukulli, Drejtoresha e Muzeut Oriental “Bratko”, z. Filo, Kryetari i Bashkisë së Korçës, znj. Terova, Nënkryetarja e Bashkisë së Korçës
Në datën 20 maj, Ambasadori TAKADA organizoi ceremoninë e dhënies së çmimit “Vlerësime nga Ministri i Jashëm i Japonisë” për Muzeun Oriental “Bratko”. Në këtë ceremoni morën pjesë Drejtoresha e Muzeut Oriental “Bratko”, znj. Bojana Shukulli, Kryetari i Bashkisë së Korçës, z. Sotiraq Filo, Nënkryetarja e Bashkisë, znj. Terova, Drejtoresha e Qendrës së Artit dhe Kulturës në Korçë, znj. Kita dhe Drejtoresha e Muzeut Kombëtar të Artit Mesjetar (ish-Drejtoresha e Muzeut “Bratko”), znj. Prifti.
Ambasadori TAKADA në fjalimin e tij vlerësoi rolin e këtij muzeu në promovimin e  kulturës Japoneze nëpërmjet ekspozimit të objekteve të artit Japonez dhe Aziatik dhe në organizimin e eventeve të ndryshme kulturore japoneze.
Koleksioni me Ukiyo-e
Figura origami të krijuara nga fëmijët e shkollave fillore dhe 9-vjeçare të qytetit
Znj. Shukulli shoqëroi Ambasadorin TAKADA përgjatë muzeut duke i prezantuar dhe shpjeguar objektet e ekspozuara në të. Muzeu Bratko është muzeu i vetëm i artit Aziatik në Shqipëri dhe muzeu i parë i këtij lloji në Ballkanin Perëndimor.