Ceremonia e Shpërndarjes së Çertifikatave të Gradave Dan e Federatës Shqiptare të Judo-s

2021/5/18


Në datën 15 maj, Ambasadori TAKADA mori pjesë në ceremoninë e shpërndarjes së çertifikatave të gradave Dan, të organizuar nga Federata Shqiptare e Judo-s, dhe u dorëzoi çertifikatat disa prej sportistëve të Judo-s. Në këtë ceremoni morën pjesë edhe Nënkryetarja e Bashkisë së Tiranës, znj. Anuela Ristani dhe Presidenti i Federatës Shqiptare të Judo-s, z. Dashnor Xhixho.
 
 
 
Gjatë këtij eventi, ambasadori TAKADA i dorëzoi liçensën e instruktorit të Judo-s z. Indrit Cullhaj, sportist i cili aktualisht po konkuron për t’u kualifikuar në Lojrat Olimpike Tokyo 2020. Ai gjithashtu inkurajoi dhe falënderoi Federatën Shqiptare të Judo-s për rolin e saj aktiv në promovimin e Judo-s në Shqipëri.