Vizita e Presidentit të Komitetit Olimpik Shqiptar Z. Fidel Ylli

2021/5/14


Më 14 maj, Z.Fidel  Ylli, Presidenti i Komitetit Olimpik Shqiptar vizitoi Ambasadorin Takada. Z. Ylli u zgjodh President i Komitetit Olimpik Shqiptar më 17 prill 2021.
Presidenti foli mbi ekipin përfaqësues shqiptar në Lojrat Olimpike “Tokyo2020”.
Ambasadori Takada përshkroi  situatën aktuale në Japoni dhe shprehu dëshirën e tij që ekipi shqiptar të ketë sukses në këtë garë.