Kryetari i shoqatës JICA Alumni në Shqipëri viziton Ambasadën e Japonisë

2021/4/28


Në datën 28 prill, kryetari i shoqatës JICA Alumni Shqipëri (JAAA) të Agjencisë Japoneze për Bashkëpunim Ndërkombëtar (JICA), Prof. Asoc. në Universitetin Bujqësor të Tiranës z. Zydi Teqja, dhe Koordinatori Kombëtar në Shqipëri i JICA-s, z. Sokol Konomi, zhvilluan një vizitë kortezie në ambientet e Ambasadës së Japonisë, ku u takuan me Ambasadorin TAKADA.
Gjatë vizitës, z. Teqja u shpreh se numri i pjesëtarëve të JICA Alumni Shqipëri është mbi 500 anëtarë, dhe pjesa më e madhe e tyre mbështesin dhe vlerësojnë kulturën Japoneze dhe përpiqen gjithmonë t’a promovojnë atë në Shqipëri. Ambasadori TAKADA nga ana e tij, i shprehu z. Teqja dëshirën për të mbështetur në mënyrë aktive shoqatën JICA Alumni Shqipëri në aktivitete të shumta.