Ambasadori takon Rektorin e Universitetit Politeknik të Tiranës, Prof. Maliqari.

2021/4/22




Më 21 prill Ambasadori Takada kreu një vizitë në Universitetin Politeknik të Tiranës ku pati një takim kortezie me Rektorin Maliqari.
Rektori shprehu mirënjohjen e tij ndaj qeverisë japoneze për mbështetjen, si dhe dëshirën e mirë për të bashkëpunuar në mënyrë aktive me institutet e edukimit në Japoni. 
Ambasadori  Takada nga ana e tij shprehu angazhim për forcimin e marrëdhënieve në fushën e edukimit.