Znj. Kleina Kasanai , Drejtore e Përgjithshme e Agjencisë Kombëtare të Rinisë vizitoi Ambasadorin Takada.

2021/4/16


Më datë 14 Prill, Znj. Kleina Kasanai , Drejtore e Përgjithshme e Agjencisë Kombëtare të Rinisë zhvilloi një takim kortezie me Ambasadorin Takada. Ambasadori u shpreh se është tepër e rëndësishme që rinia e vendit të qëndrojë dhe të japë kontributin e saj në Shqipëri, ku edhe ne po marrim në konsideratë të bashkëpunojmë në fushën e burimeve njerëzore.
Znj. Kasanai u shpreh nga ana e saj se Japonia është një vend me shumë eksperiencë në fushën e inovacionit dhe se do të ishte e rëndëshishme që bashkëpunimi me Japoninë të forcohej më tej.