Ceremonia e dorëzimit të programeve televizive nga Fondacioni Japonez për Radio Televizionin Shqiptar

2021/4/12


Në datën 8 prill, u zhvillua ceremonia e dorëzimit të programeve televizive japoneze nga Fondacioni Japonez për Radio Televizionin Shqiptar. Në këtë ceremoni Ambasadori TAKADA i  dorëzoi materialet e 10 programeve televizive z. Thoma Gëllçi, Drejtori i Përgjithshëm i RTSH-së. Z. Gëllçi shprehu mirënjohjen e tij ndaj Qeverisë së Japonisë dhe Fondacionit Japonez (Japan Foundation) për këtë bashkëpunim. Nga ana e tij Ambasadori TAKADA shprehu dëshirën e tij që ineresi ndaj kulturës, teknologjisë dhe filmave të animuar Japonez në Shqipëri të vijë duke u rritur.