Ambasadori Takada zhvillon takim kortezie me Guvernatorin e Bankës së Shqipërisë z. Gent Sejko

2021/3/31

 

Më datë  26 mars, Ambasadori Takada zhvilloi një takim me z. Gent Sejko, Guvernatorin e Bankës së Shqipërisë.
Gjatë takimit, Ambasadori Takada shprehu dëshirën për të kontribuar në forcimin e mëtejshëm të marrëdhënieve ekonomike dypalëshe mes Japonisë dhe Shqipërisë.
Nga ana e tij, z. Sejko shprehu dëshirën për të promovuar marrëdhëniet tregtare mes dy vendeve, me shpresën se kompanitë japoneze do të rrisin investimet në vend, duke ҫuar në forcimin e marrëdhënieve ekonomike dypalëshe mes dy vendeve.
 
*Maskat janë hequr vetëm në momentin e realizimit të fotos.