Firmoset Granti për Dhurimin e Një Autoboti dhe Mini-Ekskavator për Bashkinë Mat në kuadër të skemës “Grante për Projekte të Sigurisë Njerëzore në Nivel Lokal”
2021/3/23
Më 12 mars, në ambientet e Ambasadës së Japonisë, u zhvillua ceremonia e firmosjes së Grantit për dhurimin e një autoboti dhe një mini-ekskavator për Bashkinë Mat. Marrëveshja e grantit u firmos nga Sh.T. Z. TAKADA Mitsuyuki Ambasador i Japonisë në Shqipëri, dhe Z. Agron MALAJ Kryetar i Bashkisë Mat.
Në kuadër të këtij bashkëpunimi, do të dhurohet 1 Autobot (për larjen e rrugëve) dhe 1 Mini-Ekskavator.
Ambasadori TAKADA shprehu pritshmërinë e tij se ky bashkëpunim do të mundësojë përmirësimin e cilësisë së mirëmbajtjes dhe menaxhimit të hapësirave të gjelbërta si dhe freskimin e rrugëve gjatë sezonit veror në Bashkinë Mat. Gjatë ceremonisë Kryetari i Bashkisë Z.MALAJ shprehu falënderimet e tij për këtë bashkëpunim.