Firmoset Granti për Dhurimin e Makinës për Grumbullimin dhe Transportin e Mbetjeve Urbane dhe Kontenierëve të Mbetjeve Urbane për Bashkinë e Mirditës në kuadër të skemës “Grante për Projekte të Sigurisë Njerëzore në Nivel Lokal”

2021/3/19
Më 12 mars, në ambientet e Ambasadës së Japonisë, u zhvillua ceremonia e firmosjes së Grantit për dhurimin e makinës për grumbullimin dhe transportin e mbetjeve urbane dhe kontenierëve të mbetjeve urbane për Bashkinë e Mirditës. Marrëveshja e grantit u firmos nga Sh.T. Z. TAKADA Mitsuyuki Ambasador i Japonisë në Shqipëri, dhe Z. Ndrec DEDAJ Kryetar i Bashkisë Mirditë.
 

Në kuadër të këtij bashkëpunimi,  do të blihet 1 Makinë për Grumbullimin dhe Transportin e Mbetjeve Urbane dhe 130 Kontenierë të Mbetjeve Urbane.

Ambasadori TAKADA shprehu pritshmërinë e tij se ky bashkëpunim do të mundësojë përmirësimin e cilësisë së shërbimit në grumbullimin dhe transportimin e mbetjeve urbane, në pakësimin e pikave ilegale të hedhjes së mbetjeve dhe në përmirësimin e gjendjes mjedisore në Bashkinë  Mirditë. Gjatë ceremonisë Kryetari i Bashkisë Z. DEDAJ shprehu falënderimet e tij për këtë bashkëpunim.