Firmoset Granti për Dhurimin e një Makine të Re Zjarrfikëse për Bashkinë e Lezhës në Kuadër të Skemës “Grante për Projekte të Sigurisë Njerëzore në Nivel Lokal”
2021/3/16
Më 10 mars, në ambientet e Ambasadës së Japonisë, u zhvillua ceremonia e firmosjes së Grantit për dhurimin e një makine të re zjarrfikëse për Bashkinë e Lezhës. Marrëveshja e grantit u firmos nga Sh.T. Z. TAKADA Mitsuyuki Ambasador i Japonisë në Shqipëri, dhe Z. Pjerin NDREU Kryetar i Bashkisë Lezhë.

Në kuadër të këtij bashkëpunimi, do të blihet një makinë zjarrfikëse e re për Bashkinë Lezhë.
Ambasadori TAKADA shprehu pritshmërinë e tij se ky bashkëpunim do të mundësojë përmirësimin e cilësisë dhe shpejtësisë së shërbimit të mbrojtjes ndaj zjarreve dhe të shpëtimit në zonat urbane dhe pyjore. Gjatë ceremonisë Kryetari i Bashkisë Z. NDREU shprehu falënderimet e tij për këtë bashkëpunim.