Firmoset Granti për Dhurimin e Makinës për Grumbullimin dhe Transportin e Mbetjeve Urbane dhe Kontenierëve të Mbetjeve Urbane për Bashkinë e Tropojës në kuadër të skemës “Grante për Projekte të Sigurisë Njerëzore në Nivel Lokal”
2021/3/12
Më 10 mars, në ambientet e Ambasadës së Japonisë, u zhvillua ceremonia e firmosjes së Grantit “Për Dhurimin e Një Makine për Grumbullimin dhe Transportin e Mbetjeve Urbane dhe Kontenierë të Mbetjeve për Bashkinë e Tropojës ”. Marrëveshja e grantit u firmos nga Sh.T. Z. TAKADA Mitsuyuki Ambasador i Japonisë në Shqipëri, dhe Z. Rexhë BYBERI Kryetar i Bashkisë Tropojë.
Në kuadër të këtij bashkëpunimi, do të dhurohet 1 Makinë për Grumbullimin dhe Transportin e Mbetjeve Urbane dhe 150 Kontenierë të Mbetjeve Urbane.
Ambasadori TAKADA shprehu pritshmërinë e tij se ky bashkëpunim do të mundësojë përmirësimin e cilësisë së shërbimit në grumbullimin dhe transportimin e mbetjeve urbane dhe në gjëndjen mjedisore të Bashkisë Tropojë. Gjatë ceremonisë Kryetari i Bashkisë Z. BYBERI shprehu falënderimet e tij për këtë bashkëpunim.