Dorëzimi i Pajisjeve Mjekësore në Spitalin Universitar Obstetrik Gjinekologjik "Koço Gliozheni" në kuadër të skemës “Grante për Projekte të Sigurisë Njerëzore në Nivel Lokal”
2021/3/9


Më datë 22 shkurt, u realizua dorëzimi i pajisjeve mjekësore, për Spitalin Universitar Obstetrik Gjinekologjik "Koço Gliozheni" në kuadër të skemës “Grante për Projekte të Sigurisë Njerëzore në Nivel Lokal”. Ky grant mundësoi blerjen e një aparati ekoje gjinekologjike, një monitor fetal, dhe dy respiratorë neonatal.

Drejtori dhe stafi i Spitalit Universitar Obstetrik Gjinekologjik "Koço Gliozheni" i dërguan Ambasadorit TAKADA një letër falënderimi për këtë bashkëpunim.