Firmoset Granti për “Projektin e Dhurimit të një Makine të Re Zjarrfikëse për Bashkinë e Bulqizës” në kuadër të skemës “Grante për Projekte të Sigurisë Njerëzore në Nivel Lokal”
2021/3/8
Më 24 shkurt, në ambientet e Ambasadës së Japonisë, u zhvillua ceremonia e firmosjes së Grantit për “Projektin e Dhurimit të një Makine të Re Zjarrfikëse në Bashkinë e Bulqizës”. Marrëveshja e grantit u firmos nga Sh.T. Z. TAKADA Mitsuyuki Ambasador i Japonisë në Shqipëri, dhe Z. Lefter ALLA Kryetar i Bashkisë Bulqizë.
Në kuadër të këtij bashkëpunimi, do të blihet një makinë zjarrfikëse e re.
Ambasadori TAKADA u shpreh se kjo makinë zjarrfikëse do të rrisë cilësinë dhe shpejtësinë e shërbimit të parandalimit të zjarreve dhe të shpëtimit. Gjatë ceremonisë Kryetari i Bashkisë Z. ALLA shprehu falënderimet e tij për projektin.