Ambasadori Takada zhvillon takim kortezie me Ministrin e Shtetit për Mbrojtjen e Sipërmarrjes, Sh.T.Z. Eduard Shalsi
2021/2/24


Më datë 19 shkurt, Ambasadori Takada zhvilloi një takim kortezie me Sh.T.Z. Eduard Shalsi, Ministrin e Shtetit për Mbrojtjen e Sipërmarrjes.
Ambasadori Takada tha se përmes përvojës së tij në sektorin privat, dëshiron të forcojë më tej marrëdhëniet dypalëshe, përfshirë edhe në fushën ekonomike mes Japonisë dhe Shqipërisë, nëpërmjet organizmit të seminareve ose aktiviteteve të tjera.
Sh.T.Z. Eduard Shalsi tha se kompanitë shqiptare mund të mësojnë shumë nga etika, njohuritë dhe përvoja e punës japoneze dhe shprehu dëshirën për të bashkëpunuar me Ambasadën e Japonisë për të inkurajuar kompanitë shqiptare dhe për të përmirësuar mjedisin e biznesit në Shqipëri.