Ambasadori Takada zhvillon takim kortezie me Zëvendës Kryeministrin Sh.T. Z. Erion Braçe
2021/2/19

Më datë 17 shkurt, Ambasadori Takada zhvilloi një takim kortezie me Zëvendës Kryeministrin Sh.T.Z Erion Braçe.
Ambasadori Takada tha gjatë takimit se Japonia do të vazhdojë të mbështesë Shqipërinë. Ambasadori gjithashtu shprehu dëshirën për të bashkëpunuar me Zëvendës Kryeministrin për zhvillimin e mëtejshëm të marrëdhënieve ekonomike mes Japonisë dhe Shqipërisë.
Zëvendës Kryeministri Braçe shprehu mirënjohje për mbështetjen e deritanishme nga ana e Japonisë dhe kërkoi mbështetje të mëtejshme nga Japonia në fusha të tilla si bujqësia, turizmi dhe mjedisi.