Filmi i animuar "Fenix" transmetohet ne RTSH
2021/2/18

Më datë 6 dhjetor 2020, RTSH filloi transmetimin e filmit të njohur të animuar ”Fenix“ , i shkruar nga autori i famshëm MANGA-ve (filma komik vizatimor) TEZUKA Osamu. Programi iu sigurua RTSH falë projektit të Fondacionit Japonez përmes Ambasadës së Japonisë në Shqipëri.
Ne dëshirojmë t'ju informojmë se ju mund të ndiqni dy nga episodet më interesante të mbetura, Nr. 12 dhe Nr. 13, të dubluara në shqip, të cilat do të transmetohen të dielën në datat 21 dhe 28 shkurt në orën 09:30 në kanalin RTSH1 HD.
