Firmoset Granti për “Projektin e Përmirësimit të Qendrës së Gastroenterologjisë ne Spitalin Rajonal të Shkodrës” në kuadër të skemës “Grante për Projekte të Sigurisë Njerëzore në Nivel Lokal”

2021/2/17
Më datë 9 shkurt, në ambientet e Ambasadës së Japonisë, u zhvillua ceremonia e firmosjes së Grantit për “Projektin e Përmirësimit të Qendrës së Gastroenterologjisë në Spitalin Rajonal të Shkodrës”. Marrëveshja e grantit u firmos nga Sh.T. Z. TAKADA Mitsuyuki Ambasador i Japonisë në Shqipëri, dhe Z. Ardian DAJTI Drejtor i Spitalit Rajonal të Shkodrës.
 

 
Në kuadër të këtij bashkëpunimi, do të blihet një pajisje e re për kryerjen e endoskopisë gastrointestinale. Ambasadori TAKADA u shpreh se ky projekt do të ndikojë në përmirësimin e cilësisë së shërbimit mjekësor të ofruar nga Qendra e Gastroenterologjisë në Spitalin Rajonal të Shkodrës. Gjatë ceremonisë Drejtori i Spitalit Z. DAJTI shprehu falënderimet e tij për projektin.