Ambasadori Takada takon Kryetarin e Bashkisë së Tiranës
2021/2/11

Më datë 26 janar, Ambasadori Takada zhvilloi një takim kortezie me Z. Erion Veliaj, Kryetarin e Bashkisë së Tiranës.
Gjatë takimit, Ambasadori Takada shprehu dëshirën për të kontribuar në zhvillimin e mëtejshëm të marrëdhënieve mes Japonisë dhe Shqipërisë, përfshirë edhe marrëdhënieve mes Tiranës dhe Japonisë.


Kryebashkiaku Veliaj foli mbi përshtypjet e mira nga vizita e tij dy vjet më parë në Japoni si dhe mbi lidhjen mes Japonisë dhe Bashkisë së Tiranës. Ai gjithashtu shprehu dëshirën për të vijuar më tej me bisedime mbi marrëdhëniet ekonomike dhe kulturore mes Japonisë dhe qytetit të Tiranës.
*Maskat janë hequr vetëm në momentin e realizimit të fotos.