Firmoset Granti për Dhurimin e Tre Aparaturave të Anestezisë në Spitalin Rajonal Vlorë në kuadër të skemës “Grante për Projekte të Sigurisë Njerëzore në Nivel Lokal”
2021/2/10

Më 8 shkurt, nëpërmjet një komunikimi në internet, në ambientet e Ambasadës së Japonisë, u zhvillua ceremonia e firmosjes së Grantit të “Projektit për Pajisjen e Spitalit Rajonal Vlorë me Aparatura Anestezie”. Marrëveshja e grantit u firmos nga Sh.T. Z. TAKADA Mitsuyuki Ambasador i Japonisë në Shqipëri, dhe Znj. Brunilda MERSINI Drejtoreshë e Spitalit Rajonal të Vlorës.
Në kuadër të këtij bashkëpunimi do të mundësohet blerja e tre aparaturave të anestezisë për spitalin.
Ambasadori TAKADA shprehu pritshmërinë e tij për përmirësimin e cilësisë dhe sigurisë së shërbimit të anestezisë për pacientët që do i nënshtrohen operacioneve në Spitalin Rajonal te Vlorës.