Ceremonia e Firmosjes së Marrëveshjes e Grantit në kuadër të “Programit për Zhvillim Ekonomik dhe Social”

2021/2/8

Më 3 Shkurt, në ambientet e Ministrisë së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ambasadori TAKADA dhe Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu nënshkruan marrëveshjen e grantit në kuadër të “Programit për Zhvillimim Ekonomik dhe Social”. Ky bashkëpunim synon që, nëpërmjet një granti prej 100 milion Jen Japonez për blerjen e pajisjeve mjekësore, të kontribojë në përmirësimin e sistemit shëndetësor të Shqipërisë dhe luftën e saj ndaj Covid-19.


Ministrja Manastirliu shprehu mirënjohjen e saj për mbështetjen dhe solidaritetin e Japonisë ndaj Shqipërisë dhe vlerësoi ndihmën që ky grant do t’u japë institucioneve shëndetësore të Shqipërisë. Ambasadori TAKADA shpjegoi shkurtimisht strategjinë e qeverisë së Japonisë për të parandaluar përhapjen e koronavirusit të ri, dhe shprehu dëshirën e tij për të vazhduar mbështetjen ndaj Shqipërisë në rrugën e saj për zhvillim.